Lajme

Beqa homazhe për të rënët në Rogovë të Hasit: Ata janë shpirti i lirisë që vazhdon të udhëheqë çdo hap të jetës sonë

20 ditë më parë
nga:G B

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, ka bërë homazhe në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, raporton Gazeta Blic.

“Sakrificat e tyre janë të pashlyeshme, dhe nderimi për ta është një detyrim i shenjtë për çdo shqiptar. Ata janë shpirti i lirisë që vazhdon të udhëheqë çdo hap të jetës sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Në 26-vjetorin e rënies heroike të tridhjetë Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Bishtazhin, Goden dhe Rogove të Hasit, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë sakrificën sublime të këtyre bijve të atdheut, që dhanë jetën për lirinë tonë. Ata ranë për një Shqipëri dhe Kosovë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar, duke e hapur rrugën për të ardhmen që ne e gëzojmë sot.

Sakrificat e tyre janë të pashlyeshme, dhe nderimi për ta është një detyrim i shenjtë për çdo shqiptar. Ata janë shpirti i lirisë që vazhdon të udhëheqë çdo hap të jetës sonë

Lavdi e përjetshme për ta! Kujtimi dhe nderimi për ta janë të përjetshme, dhe do të jetojnë gjithmonë në zemrat dhe shpirtin e kombit tonë.