Hajdar Beqa i PDK-së ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar, raporton GazetaBlic.
Ai thotë se, beteja e PDK-së nuk do të ndalet deri në numërimin e votës së fundit.
“Çdo votë ka vlerë dhe çdo zë duhet të dëgjohet”, tha Beqa.
E plotë:
Të nderuar qytetarë,
Një falënderim i përzemërt për të gjithë votuesit që ushtruan të drejtën e tyre demokratike, duke e bërë këtë proces zgjedhor të rregullt, transparent dhe civilizues. Pjesëmarrja juaj është dëshmi e forcës së demokracisë sonë!
Mirënjohje e veçantë për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së për angazhimin dhe punën e palodhshme. Beteja jonë vazhdon deri në numërimin e votës së fundit, sepse çdo votë ka vlerë dhe çdo zë duhet të dëgjohet!


