Lajme

“Benzi” përplas gruan në autostradën Tiranë-Durrës dhe largohet, e plagosura dergjet në mes të rrugës

08/02/2022 17:26
nga:G B

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të QTU.

Një makinë tip “Benz” ka përplasur një grua.

Shoferi i mjetit pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Gruaja është shtrirë në rrugë, pa ndjenja dhe në pritje të ambulancës.