Sporti

Benzemas i sekuestrohen 230 mijë euro në llogarinë e tij bankare

01/27/2022 16:28
nga:Lorik J

Pas dënimit të Karim Benzema në rastin e shantazhit të ish-shokut të skuadrës Valbuena, ku akuzohej për bashkëpunim, drejtësia urdhëroi sekuestrimin e 230 mijë eurove në një nga llogaritë e lojtarit.

Kujtohet se në lidhje me padinë civile, pesë të pandehurit janë urdhëruar që t’i paguajnë bashkërisht shumën prej 150 mijë eurosh Mathieu Valbuena, si kompensim për dëmin moral.

Për më tepër, Benzema u urdhërua të rimbursonte 80,000 euro shpenzime gjyqësore për palën civile dhe sulmuesi i Real Madrid apeloi kundër këtij dënimi.

“Është një pasojë logjike e vendimit për të paguar menjëherë. Ne kërkuam një pagesë miqësore që nuk ndodhi kurrë, kështu që shkuam në hapin tjetër”, tha Paul-Albert Iweins, këshilltar i Mathieu Valbuena për L’Équipe.

/GazetaBlic Sport