Sporti

Benzema: “Topi i Artë” është ëndrra ime e fëmijërisë

10/18/2021 11:52
nga:E K

Karim Benzema beson se mund ta fitojë Topin e Artë

Në një intervistë Canal +, sulmuesi francez thotë se fitimi i këtij çmimi do të jetë përmbushja e një ëndrre të fëmijërisë dhe është një nga qëllimet e vendosura për këtë sezon, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kjo ishte një nga ëndrrat e shumta që kisha si fëmijë,” pranoi sulmuesi 33-vjeçar.

“Sigurisht që unë ëndërroj për të”, theksoi ai.

“Idhujt e mi, qofshin ata Ronaldo apo Zidane, erdhën te Reali. Erdha në Real… Ata fituan Topin e Artë! Janë gjëra të vogla për të cilat mendoj”.

/GazetaBlic Sport/