Sporti

Benzema shënon në të dyja portat, e bën “sefte” në karrierë

10/20/2023 19:16
nga:E K

Nuk ka qenë një javë e qetë për Karim Benzema-n. Pasi mori kritika të ashpra për pozicionimin e tij politik në luftën Izrael-Palestinë, qendërsulmuesi francez shënoi autogolin e parë në karrierën e tij.

Ish-lojtari i Realit të Madridit kishte zhbllokoi ndeshjen mes Al Ittihadit dhe Al Taawoun në të 22-tën, por vetëm katër minuta më vonë realizoi autogol, në tentativë për të larguar topin në zhvillimet e një këndoreje nga skuadra kundërshtare.

Al-Taawoun është çuditërisht i dyti në Ligën Pro Saudite me pikë të barabarta me Al-Hilal dhe me tri pike më shumë se Al-Ittihad.