Sporti

Benzema refuzon të komentoj mbi Kombëtaren: Gjithçka ka mbaruar

01/15/2023 23:05
nga:E K

Në një konferencë për shtyp para finales së Superkupës së Spanjës, sulmuesi i Real Madrid refuzoi të komentojë Botërorin në Katar dhe situatën me kreun e Federatës Franceze të Futbolli, Noel Le Graet.

“Gjithçka ka mbaruar, tashmë ka mbaruar. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme. Jam i përgatitur mendërisht. Pjesa tjetër është histori, edhe pse e vështirë.

Nuk dua të flas më për Botërorin dhe ekipin francez. Do t’u përgjigjem vetëm pyetjeve për finalen e Superkupës së Spanjës”,- ka thënë sulmuesi i Real Madrid.

Kujtojmë se Real Madrid u mposht nga Barcelona në ndeshjen ku shënoi edhe francezi, por goli i tij ishte vetëm sa për statistika personale pasi rezultati final ishte 1-3.