Kupa e Botës 2022

Benzema refuzoi edhe ftesën e Macron, sulmuesi nuk dëshiroi të udhëtonte me ‘aeroplan presidencial’ për në Katar

12/18/2022 09:48
nga:L J

Benzema refuzoi ftesën e Macron për të marrë pjesë në finale.

A do të jetë Karim Benzema i pranishëm këtë të dielë në stadiumin Lusail për të parë finalen mes Francës dhe Argjentinës? Sipas informacioneve të RMC Sport, qendërsulmuesi i Real Madridit nuk ka dashur të udhëtojë me aeroplanin presidencial me ftesë të Emmanuel Macron, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Benzema ishte dëmtuar dhe u largua nga kombëtarja franceze ende pa nisur mirë Botërori.

Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe nuk pritet të jetë as sonte si shikues në stadium…

/GazetaBlic Sport