Kupa e Botës 2022

Benzema në dyshim, Deschamps i beson sulmin Giroud

11/19/2022 12:13
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema mund të mungojë në ndeshjen e parë në Katar, atë ndaj Australisë.

Sulmuesi i Real Madrid vijon të stërvitet i diferencuar, ndërsa Deschamps po mendon seriozisht tani që ti besojë një fanellë titullari sulmuesit të Milan, Olivier Giroud.

Diçka e tillë konfirmohet edhe nga mediet franceze, pasi fituesi i Topit të Artë nuk është ende në kondicionin e duhur dhe stafi teknik nuk kërkon të rrezikojë.

Kështu, Giroud do të ketë mundësin të tregojë vlerat e tij dhe të shfrytëzoj në maksimum shansin e tij me përfaqësuesen në ndeshjen e parë të grupit, më 22 nëntor ndaj Australisë