Me përjashtimin e një largimi nga Arabia Saudite, opsionet e Karim Benzema për t’u larguar nga Al-Ittihad këtë muaj janë të kufizuara.
Sipas “L’Equipe”, diskutimet për dërgimin e francezit në një klub tjetër saudit janë duke vazhduar.
Në fillim të këtij muaji, “AFP” raportoi se Benzema kishte kërkuar të largohej nga Al-Ittihad, vetëm disa muaj pasi mbërriti si futbollist i lirë nga Real Madridi.
Ndërsa përfaqësuesit e 36-vjeçarit i kanë mohuar raportet, emrat e klubeve të interesuara filluan të qarkullojnë, mes tyre Lyoni, Manchester United, Chelsea e Arsenali.
Megjithatë, autoritetet e Arabisë Saudite duan të pengojnë me çdo kusht rikthimin e tij në Evropë, pasi vlerësojnë një veprim që do të dëmtonte imazhin e Superligës saudite.
Me vetëm tetë ditë deri në rifillimin e sezonit në shtetin e Gjirit, “L’Equipe” raporton se negociatat për të transferuar fituesin e “Topit të Artë” në një klub tjetër saudit janë duke u zhvilluar.
Identiteti i klubit nuk është bërë i ditur.
Megjithatë, Al-Ittihad duhet së pari t’i japë dritën jeshile lëvizjes, të cilën ata ende nuk e kanë bërë.