Sporti

Benzema: Ndjenjë e mirë që u riktheva, do të luajmë më mirë në ndeshjet tjera

06/02/2021 23:22
nga:L J

Benzema është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e tij në kombëtaren e Francës.

Pas më shumë se pesë vjetësh, Benzema është kthyer në kombëtaren e Francës, duke qenë startues sonte në ndeshjen ndaj Austrisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Franca fitoi me rezultain 3:0, por Benzema humbi penalltinë dhe lëshoi disa raste shënimi.

“Kam pasur një ndjenjë shumë të mirë, me një javë të mirë pune dhe fizike. Ishte një sezon i vështirë, me shumë ndeshje”, tha fillimisht Benzema për RMC Sport.

Lidhur me bashkëpubimin me Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann: “Ne u përpoqëm, veçanërisht kundër ekipeve si kjo me pesë mbrojtës. Është e vështirë, ne do ta përsosim sulmin në stërvitje, por bëmë një ndeshje shumë të mirë, u përpoqëm dhe kjo është më e rëndësishmja”, vazhdoi ai.

Sa i përket mundësive të tij të humbura: “Ishte një ndeshje e tillë, gjëja kryesore ishte të krijojmë shanse, të fitojmë dhe të bëjmë më mirë herën tjetër”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport