Sporti

Benzema: Mbappe ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, por ai është i ri, ka kohë për t’u dëshmuar

03/09/2022 23:54
nga:L J

Benzema padyshim se ishte heroi i natës së sotme në ballafaqimin mes Realit dhe PSG’së.

Super ylli francez shënoi hat-trick në fitoren e Real Madridit dhe ia mundësoi ekipit të tij çerekfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur me fitoren dhe që u bë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Real Madridit.

Ai u pyet edhe për Mbappen, ku tha:

“Ai ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, është normale që donte të shkëlqente si gjithmonë. Por ai është i ri, ai ka ende kohë për ta bërë këtë dhe për t’u dëshmuar”, tha Benzema në RMC Sport.

/GazetaBlic Sport