Sporti

Benzema kthehet tek ambientet e Real Madrid, mësohet arsyeja

05/02/2024 09:23
nga:Mergim Rreci

Do të zgjasë vetëm një javë, por Karim Benzema është rikthyer në Real Madrid dhe do të qëndrojë në ambientet e klubit që përfaqësoi për 14 vite duke trajtuar një dëmtim muskulor, njoftoi Al-Ittihad , skuadra e tij aktuale.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon të trazuar debutues në Arabinë Saudite, me disa probleme fizike dhe disa episode mosdisipline, përcjell GazetaBlic Sport.

Benzema do të mungojë në ndeshjen kundër Abha Club në datën 3, por duhet të jetë gati për takimin ndaj Al-Ettifaq, më 10 maj.

“Në koordinim ndërmjet departamenteve mjekësore të Al Ittihad dhe Real Madridit, Karim Benzema do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për dëmtimin që pësoi këtë sezon”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit saudit.

/GazetaBlic Sport/