Sporti

Benzema kthehet në stërvitje me Real Madrid

08/04/2021 14:18
nga:Mergim Rreci

Lojtarët e Real Madrid u stërvitën si zakonisht të mërkurën në mëngjes, këtë herë të nxitur nga kthimi i Karim Benzema në Valdebebas.

Sulmuesi është kthyer në punë me Los Blancos pasi shijoi disa pushime fillimisht, kurse më pas është dashur të karantinohet kohët e fundit pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 para se të largohej nga Lyon, përcjell GazetaBlic Sport.

Numri 9 u ribashkua me trajnerin e ri, Carlo Ancelotti pas kthimit të tij, dhe të dy u përqafuan në takimin e tyre të parë.