Sporti

Benzema: Këto janë netë magjike, jam shumë i lumtur që realizova hetrik

04/06/2022 23:18
nga:E K

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelseat.

“Los Blancos” mposhtën Chelsean në “Stamford Bridge” me rezultat 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Benzema ishte protagonisti kryesor i natës së sotme me hetrikun e tij ndaj Chelseat.

Francezi realizoi në minutat (22′ 25′ dhe 46) të takimit.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Kai Havertz duke e ngushtuar avantazhin e mysafirëve në minutën e 40’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli heroi i mbrëmjes, Karim Benzema i cili tha se është i lumtur me performancën e tij duke i quajtur netët e Ligës së Kampionëve si magjike.

“Janë netë magjike, si një ditë tjetër në Bernabeu kundër Parisit. Sot dolëm për të fituar, për të treguar se jemi Real Madrid. Gjërat shkuan mirë për ne pasi luajtëm mirë, nga minuta e parë deri në të fundit” ,tha fillimisht ai.

“Ata janë gola shumë të rëndësishëm. Unë jam më i lumtur që shënova hetrik – humba një rast në pjesën e parë dhe po mendoja për atë mundësi sepse është shumë e rëndësishme të shënosh gola. Më pas kompletova hetrikun dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi francezi.

/GazetaBlic Sport.