Sporti

Benzema: “I thashë Vinícius se është më i miri në botë dhe një ditë do të fitojë Topin e Artë”

01/11/2025 11:56
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema ka shfrytëzuar faktin që Real Madrid ndodhej në Arabinë Saudite, për të vizituar ish klubin e tij.

Reprezentuesi francez, aktualisht në Al Ittihad , kaloi 14 sezone me klubin madrilen, mes 2009 dhe 2023.

“Ne folëm më shumë si miq. Është kurioze, por ne folëm më shumë për jetën sesa për futbollin. Ishte bukur. Shikoj ndeshjet dhe flasim. Me Vinícius-in , për shembull, ne folëm për Topin e Artë, por në thelb ishte një bisedë me të gjithë, për gjëra të thjeshta, për jetën. I thashë Vinícius-it të mos ulë intensitetin e tij, sepse është më i miri në botë dhe një ditë do të fitojë Topin e Artë”, tha ai në një intervistë për Marca.

“Florentino Perez nuk ishte aty. Unë fola me të përmes WhatsApp dhe i thashë se duhet të shihemi. Do ta shoh para finales dhe do të flasim. Dua të dërgoj një mesazh për njerëzit e Madridit, sepse unë jam gjithmonë me Real Madridin . Është një ekip për të fituar tituj. Është e sigurt që ky vit do të tregojë se Real Madridi është klubi më i mirë në botë”, ka thënë ai.

/GazetaBlic Sport/