Luka Jovic po lufton për të fituar vendin e tij te Real Madrid.
Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti mund të vë bast që ai të jetë titullar për ndeshjen e së dielës kundër Granadës, në ligën spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Mundo Deportivo, Karim Benzema është shumë i mbingarkuar me ndeshje, ai ka kaluar shumë minuta këtë sezon te Real Madrid si dhe me kombëtaren franceze, kështu që mund ta nisë lojën në pankinë.
Jovic, i cili llogarit vetëm 95 minuta lojë të ndarë në shtatë ndeshje, mund të ketë mundësinë të startojë dhe të shënojë golin e parë.
/GazetaBlic Sport/


