Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit dhe kombëtares franceze ka theksuar se ka shoqëri shumë të mirë me Kylian Mbappen.
Sulmuesi i PSG’së, Mbappe ishte afër transferimit tek madrilenët këtë merkato, por klubi i tij nuk pranoi ofertat e Real Madridit dhe lojtari do të vazhdojë të luajë në Ligue 1 edhe për një sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Benzema beson se herët a vonë, transferimi i Mbappes tek Reali do të ndodhë.
“Sigurisht që unë dua që Mbappe të vijë me mua në Madrid. Do të ndodhë, herët a vonë ai do të luajë për Real Madridin. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të”, ka thënë Benzema për RTL Foot.
/GazetaBlic Sport
??️| Karim Benzema: "Of course I want Mbappé to come with me to Madrid. It'll happen, sooner or later he will play for Real Madrid. I have a great relationship with him." @RTLFoot #rmalive pic.twitter.com/bGMkBD5WsO
— Madrid Zone (@theMadridZone) September 2, 2021


