Sporti

Benzema e kishte pritur këtë qe 13 vjet – dje sulmuesi shënoi golin e parë nga fauli për Real Madridin

08/29/2022 11:04
nga:L J

Karim Benzema ka shënuar plot 221 gola në La Liga, megjithatë, ai deri dje nuk kishte shënuar kurrë nga gjuajtja e lirë që nga viti 2009, kur iu bashkua Realit.

Dhe tani, 13 vjet pasi ai kaloi në Real, raelizoi golin e parë nga goditja e lirë. Ai shënoi pas 100 minutave lojë ndaj Espanyol.

Duke pasur parasysh se Espanyol kishte bërë të gjitha zëvendësimet dhe portieri i tyre u ndëshkua me të kuq, në portë është dashur të qëndrojë lojtari Leandro Cabrera, i cili u mposht nga francezi.

Benzema me një gjuajtje të shkëlqyer, të fortë dhe precize shënoi pranë shtyllës së majtë. Ishte një goditje dënimi mjeshtërore shënuar ndaj lojtarit të Espanyol, i cili luajti rolin e portierit.

/GazeaBlic Sport