Franca ka fituar finalen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës me rezultat 1-2.
Ishte Spanja e cila fillimisht kaloi në epërsi me golin e Oyrazabal në minutën e 64’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Vetëm pas një minute më Benzema realizoi një supergol nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.
Golin e fitores për francezët e realizoi, Kylian Mbappe në minutën e 80’të të takimit.
Pas fitores së Francës ka folur, ylli i ndeshjes, Karim Benzema, i cili tha se ai do të përfitojë shumë nga ky trofe dhe do të shkojnë me ekipin për ta fituar edhe Kupën e Botës.
“Unë do të përfitojë shumë nga ky trofe, pas kësaj do kualifikohemi në Kupën e Botës dhe do të shkojmë për ta fituar atë”, tha Benzema.
/GazetaBlic Sport/


