Sporti

Benzema dhe Militiao i bashkohen skuadrës për finalen e Kupës së Botës

02/10/2023 08:30
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi qendror brazilian Eder Militao dhe sulmuesi francez Karim Benzema mbërritën në Rabat këtë të enjte mbrëma.

Ata udhëtuan atje në kohën e duhur për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe për të ndihmuar Real Madridin të shtunën, në finalen e  Kupës së Botës për Klube kundër Al Hilalit, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai që nuk udhëtoi për në Marok, ku kampionët e Evropës tashmë kanë mposhtur Al Ahly-n (4-1) në gjysmëfinale dhe po shërohej nga lëndimi në Madrid, ishte portieri ndërkombëtar belg Thibaut Courtois.