Sporti

Benzema bisedë të gjatë me Mbappen – e këshilloi që të transferohet në Real Madrid

03/10/2022 16:59
nga:E K

Karim Benzema dhe Kylian Mbappe biseduan dje për rreth 15 minuta në një nga dhomat e zhveshjes në stadiumin Santiago Bernabeu pasi Real Madridi mundi PSG-në (3-1) në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e dokumentuar nga Marca, nuk ka lidhje me faktin se të dy janë bashkëlojtarë në kombëtaren franceze, por largimi i afërt dhe i paralajmëruar prej kohësh i Mbappes në Madrid e bën ndeshjen më tërheqëse, përcjell GazetaBlic Sport.

I njëjti burim thotë gjithashtu se sulmuesi i ri francez, i cili festoi hetrikun e shënuar në këtë duel, Benzema thuhet ta ketë këshilluar Mbappen se Reali është vendi i duhur për karrierën e francezit.

Kujtojmë se Mbappe realizoi në të dy takimet ndaj Realit, por golat e tij nuk mjaftuan që PSG të kaloi tutje.

/GazetaBlic Sport/