Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley, tha të mërkurën se do të nisë prodhimin e makinës së tij të parë plotësisht elektrike në vitin 2025.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bentley gjithashtu u zotua të investojë 3.4 miliardë dollarë në qëndrueshmëri gjatë dekadës së ardhshme.
Prodhuesi i makinave tha se do të rikonfiguronte fabrikën e tij në Mbretërinë e Bashkuar në Crewe për të ndërtuar automjetin e ri.
Nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë forme do të marrë automjeti i saj i parë plotësisht elektrik.