Mesfushori i Tottenham Hotspur, Rodrigo Bentancur është dënuar me shtatë ndeshje për komentet e bëra ndaj shokut të skuadrës Son Heung Min në televizionin uruguaian.
Bentancur kërkoi falje në qershor që u shfaq duke thënë se të gjithë njerëzit e Koresë së Jugut “duken njësoj” gjatë një interviste.
Pavarësisht faljes, Bentancur tani nuk do të jetë i disponueshëm për skuadrën e Ange Postecoglou për shkak të shpalljes fajtor për një “shkelje të rënduar” nga një panel i pavarur i komisionit rregullator.
Bentancur do të mungojë në ndeshjet kundër Man City, Fulham, Bournemouth, Chelsea, Southampton, Manchester United dhe Liverpool përpara se të kthehet në ligë kundër Nottingham Forest. Uruguaiani është i lirë të luajë në Europa League kundër Romës dhe Rangers.
/GazetaBlic Sport