Benjamin Sesko është lënduar në ndeshjen e sotme ndaj Tottenham.
Sulmuesi slloven pësoi një lëndim në fund të ndeshjes, duke u larguar në zhveshtore, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai nuk pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Kosovës, gjë që është një lajm i mirë për ‘Dardanët’.
“Më shqetëson shumë lëndimi i tij, do të duhet ta shohim se si do të jetë shkalla e lëndimit. Lëndimet në gju janë gjithmonë të ndjeshme”, tha trajneri Amorim.
Kutojmë që ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, zhvillohet të shtunën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


