Kthimi i Jose Mourinhos te Real Madridi ka tërhequr një reagim të matur nga ish-trajneri i Los Blancos, Rafa Benitez.
Duke folur në El Larguero me Manu Carrenon, ish-trajneri i Liverpoolit pranoi përvojën e trajnerit portugez, por vuri në dyshim pritjet rreth emërimit të tij.
“Jo, sepse u fol shumë për këtë. Nuk kam shumë afinitet për Mourinhon, por ai është një trajner me përvojë që e di se çfarë dëshiron. Koha do të tregojë nëse është i mirë për Real Madridin apo jo.”
/GazetaBlic Sport


