Sporti

Benitez: “Ancelotti? Kur takohemi unë flas për Stambollin dhe ai për Athinën”

02/21/2023 16:49
nga:Lorik J

Rafa Benitez ishte mysafir i Sky Sport 24 mëngjesin e sotëm për të folur për mbrëmjen e Champions League.

Trajneri spanjoll foli për Carlo Ancelottin kundër të cilit luajti në dy finale të Champions League, një e fituar dhe një e humbur.

“Kur e takoj në Nyon për takimet e trajnerëve të UEFA-s nëse flas për Stambollin, ai flet për Athinën”, tha shkurtimisht ai me shaka.

Kujtojmë se në vitin 2005, Liverpooli fitoi ndaj Milanit pas rikthimit të “çmendur”, kurse dy vite më vonë “Rossonerët” fituan me rezultatin 2-1 në Athinë.

/GazetaBlic Sport