Mohamed Tijani, qendërmbrojtësi i ekipit afrikan, Benin deklaroi se ylli argjentinas është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe shprehu nderin e tij që ishte pjesë e këtij festimi.
Ekipi kombëtar i Beninit po shijon tashmë një atmosferë festive në kryeqytetin argjentinas përpara ndeshjes së tyre historike kundër vendit pritës, e cila do të shënojë lamtumirën e Lionel Messit me Albicelesten.
“Nuk ka nevojë ta markojmë Messin. Le ta shijojmë këtë ndeshje. Nuk ka asnjë plan të veçantë për t’u mbrojtur kundër Messit. Thjesht shijojeni. Ai është më i miri në botë, le ta shijojmë ndeshjen. Do të japim gjithçka që kjo të jetë një festë e madhe, e fundit e Messit me Argjentinën . Ai është më i miri.”
Admirimi për kapitenin argjentinas shtrihet në të gjithë delegacionin. Pavarësisht barrierave gjuhësore, mjeku i ekipit kombëtar të Beninit e përmblodhi ndjesinë e përgjithshme me një frazë përfundimtare: ” Messi është Zoti i futbollit”.
/GazetaBlic Sport


