Beniada Nishani për të gjithë njihej si mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani dhe pas futjes në ‘’Big Brother Vip’’ e gjitha kjo ndryshoi. Modelja simpatike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri bëri për vete të gjithë publikun me çiltërsinë dhe spontanitetin e saj duke arritur deri në finale.
Së fundmi Nishani ka realizuar një mini-intervsitë me ndjekësit në llogarinë e saj personale në Instagram. Njëri nga ata e ka pyetur modelen pse kishte pranuar ftesën për të qënë pjesë e formatit ‘’Big Brother Vip’’.

Beniada ka treguar se me hyrjen e saj në BBV ishte mënyra e vetme për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Ndër të tjera, ajo është shprehur se kjo eksperincë e ka bërë atë më fortë dhe më të sigurtë për veten.
“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time. Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka shkruar ajo.


