Showtime

Beniada ka një kërkesë për femrat shqiptare: “Do të i ndërrojmë burrat çdo muaj”

01/10/2022 08:48
nga:Donika Fetahu

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, është njëra ndër konkurrentet më pozitive brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ajo ka një mbështetje mjaft të madhe nga ana e publikut dhe komentohet shumë për humorin e saj, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi Beniada, u bëri thirrje ‘qesharake’ drejtuar vajzave, e cila i bëri banorët dhe shikuesit të qeshin pa fund.Ajo ka kërkuar që femrat shqiptare mos të martohen nga 18 vjeç por ta shijojnë jetën e tyre.

Madje ajo tha se femrat shqiptare do ta shijojnë jetën dhe do të i ndërrojnë burrat çdo muaj./GazetaBlic/