17 vjeçari Beni Dibrani, sulmues i skuadrës Bayern Munchen për grupmoshat U19, pushimet në Kosovë i kalon duke u stërvitur me trajnerin nga Mitrovica, Seid Onbashi.
Sulmuesi bavarez për ta mbajtur formën e tij stërvitet edhe gjatë pushimeve. Ai e bën një gjë të tillë me trajnerin mitrovicas për 4 vite radhazi.
“Beni është një punëtor i madh, është e lehtë të punosh me një profesionist siç është Beni. Ai është i cilësuar dhe djalë me edukatë dhe me një talent shumë të madh”, u shpreh fillimisht Onbashi për Promo Sportin.
“Është viti i katërt që Beni stërvitjet gjatë qëndrimit në Kosovë i kryen me mua. Falenderoj shumë babain e Benit, Jeton Dibranin, për besimin të cilin e ka tek unë”, shtoi mes tjerash trajneri mitrovicas.
Blendi Dibrani është i lindur më 9 shkurt të vitit 2004, dhe është ngritur për një grupmoshë më lartë tek skuadra e Bayern Munchen, pasi që cilësohet si një talent i madh.
Kurse nga ana tjetër Seid Onbashi, ish-lojtar në Superligën e Kosovës, tani ushtron detyrën e ndihmës trajnerit tek Trepça’ 89 si dhe të trajnerit kryesor tek Trepça’89 (U19).
Onbashi ishte ndër më meritorët ku me besimin e ti dhe të trajnerëve tjerë në stafin teknik të klubit mitrovicas, arritën që ta dërgojnë Milot Avdylin tek FC Aarau në Zvicërr.


