Sporti

Benfica ‘shkatërron’ Club Brugge, siguron kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

03/07/2023 22:49
nga:Mergim Rreci

Benfica ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Skuadra portugeze e ‘shkatërroi’ sonte atë belge, Club Brugge, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1, kurse ai i përgjithshëm nga të dy ndeshjet, 7-1.

Ramos shënoi dy gola, Rafa Silva, Joao Mario dhe Neres shënuan nga një për Benfican, kurse Meijer shënoi ‘golin e nderit’ për mysafirët.

Ky është një sukses i radhës për Benfican dhe do të mësojë kundërshtarin pas hedhjes së shortit.

/GazetaBlic Sport/