Sporti

Benfica me një këmbë në çerekfinale, triumfon ndaj Brugge në Belgjikë

02/15/2023 22:58
nga:Mergim Rreci

Benfica është me një këmbë në çerekfinale të Champions League.

Skuadra portugeze mundi belgët e Club Brugge 0-2 në ndeshjen e parë.

Golat për Benfica u realizuan të dy në pjesën e dytë me Joao Mario 51′ me penallti, dhe Neres 88′.

Ndërkohë, ndeshja e radhës luhet në Estadiu Da Luz më 7 mars. /G.D abcnews.al/