Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.
Sonte, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian për klube, shkruan GazetaBlic Sport.
“Estadio da Luz” është arena ku do të zhvillohet ndeshja mes Benficas dhe Liverpool, me skuadrën angleze që është dukshëm më favorite në këtë takim.
Megjithatë, Benfica ka treguar paraqitje të mira në vazhdimësi dhe këtë gjë mund ta dëshmojë edhe sonte ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.
Ky do të jetë takimi i 11-të mes dy skuadrave me Liverpoolin që ka gjashtë fitore dhe katër humbje ndaj Benfica-s, me një ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë.
Hera e fundit që këto dy skuadra u takuan ishte në vitin 2010 gjatë fazës eliminatore të Ligës së Evropës, të cilën Liverpool e fitoi 5-3 në total.
/GazetaBlic Sport/


