Sporti

Benfica – Inter, formacionet zyrtare

04/11/2023 19:45
nga:Mergim Rreci

Magjia e futbollit evropian rikthehet sonte.

Kompeticioni më i mirë i futbollit evropian, Champions League rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të çerekfinaleve, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra portugeze, Benfica e mirëpret Interin në shtëpi në Lisbonë në “Estadio da Luz” me fillim nga ora 21:00.

Benfica ka ecuri fantastike në Champions League sivjet, pasi nuk ka pësuar asnjë humbje, teksa Interi nuk po kalon formë të mirë momentalisht.

Të dy skuadrat janë takuar tre herë, dy herë në Europa League dhe një në ndeshjet miqësore. Interi ka një fitore, kurse dy takimet tjera kanë përfunduar me barazim.

Ja formacionet zyrtare:

Benfica XI: Vlachodimos – Gilberto, A. Silva, Morato, Grimaldo – Florentino, Chiquinho, Aursnes – João Mário, Rafa, Gonçalo Ramos

Inter XI: Onana – Darmian, Acerbi, Bastoni – Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco – Lautaro, Dzeko