Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar për shortin e Champions League, atje ku do të përballet me skuadrën e Benficas.
“Është një lojë e vështirë. Ata po luajnë mirë dhe ne tashmë e kemi parë këtë”, ka thënë trajneri i Blaugranas , i pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmas.
“Në këtë raund të Champions League nuk ka kundërshtar të lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 4 mars në Lisbonë, kurse ndeshja kthyese më 11 mars në Spanjë.
/GazetaBlic Sport/


