Lajme

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

12/20/2023 16:46
nga:N K

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj.

Sipas njoftimit, pa marrjes së informatave me video ndaj dy shoferëve 24 vjeçar dhe 21 vjeçar Policia shqiptoi nfa një gjobë kundërvajtëse me dënim 150 euro dhe 1 pikë negative.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 19.12.2023 ka paranuar një informatë ( sekuence me video) se në rrugën’’Rexhep Bislmi’’ në Ferizaj, dy shoferët : H.A (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe S.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, me veturat e tyre me datën 18.12.2023 rreth orës 22:35 po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro dhe 1 pikë negative”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale në Ferizaj tutje ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje./teve1.info./