Sporti

Ben Yedder dënohet me 30 muaj burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual

11/12/2024 16:31
nga:Lorik J

Sulmuesi Wissam Ben Yedder u shpall fajtor për sulm seksual dhe iu dha një dënim me kusht 2-vjeçar, si dhe një gjobë prej 5,000 euro, raporton RMCsport.

Ben Yedder duhet t’i paguajë edhe 6500 euro viktimës.

Në shtator, sulmuesi u arrestua në shtëpinë e tij në Cap d’Eau dhe më pas filloi gjyqi kundër tij. Ben Yedder duhej t’i përgjigjej akuzës për sulm seksual ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Nuk mbaj mend asgjë, nuk mund të them nëse e kam bërë. Alkooli është arsyeja pse jam këtu. I kërkoj sinqerisht falje viktimës, familjes së saj, familjes sime”, tha sulmuesi në fillim të gjyqit të tij.

“Për shkak të alkoolit, nuk mbaj mend asgjë, më bëri të ndaloja së menduari… E kuptoj se bëra gabimin më të madh të jetës sime”, tha 1francezi para gjykatës, duke pranuar varësinë e tij ndaj alkoolit.

Ben Yedder pritet të shpallë shumë shpejt përfundimin e karrierës së tij futbollistike, pasi që nga fundi i sezonit ka mbetur pa klub.

/GazetaBlic Sport