Sporti

Bën befasinë e javës duke përmbysur rezultatin ndaj Llapit, Lulzim Peci: Ishim të motivuar tërë kohën, kjo u shpërblye në fund

02/05/2024 10:37
nga:E K

Këtë fundjavë janë mësuar ekipet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Trepçës ’89 ishte njëra nga ekipet që siguroi biletën për në çerekfinale pasi mposhti Llapin duke shkaktuar befasinë e javës pasi kjo fitore u arrit me përmbysje nga 0-2 në 4-3.

Lojtari i Trepçës ’89, Lulzim Peci për ‘GazetaBlic Sport‘ deklaroi se skuadra e tij nuk i humbi asnjëherë shpresat gjatë lojës duke qenë të motivuar për ndeshje pavarësisht rezultatit.

Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, duke ditur se do të përballemi me një ekip të fortë dhe me përvojë siç është Llapi, kjo u pa edhe te golat që pranuam herët. Jemi mbajtur të motivuar gjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht rezultatit, gjë e cila u shpërblye në fund, ku pas 120 minutash, erdhi fitorja.

Ky rezultat padyshim na gëzon dhe na motivon më shumë për fillimin e pjesës së mbetur të sezonit, me objektivin kryesor të rikthimit në Superligë. Kam shumë besim se do ta arrijmë në fund të sezonit së bashku me bashkëlojtarët dhe stafin, pa harruar edhe kryesin të cilin e kemi në mbeshtetje gjithmonë”, tha Lulzim Peci për GazetaBlic Sport.