Sporti

Belotti: Ndaj Salernitanës nuk ishte ndeshje e bukur, herën tjetër shpresoj që golat e mi të vlejnë tre pikë

08/21/2023 14:31
nga:E K

Andrea Belotti ka folur për ndeshjen e Romës ndaj Salernitanës, që u mbyll me barazimin 2-2, me golat që për “verdhekuqtë” i realizoi sulmuesi italian.

Në prononcimin për mediet, 29-vjeçari u shpreh se shpreson që herën tjetër golat e tij t’i japin 3 pikët skuadrës.

“Duke parë të gjithë ndeshjen dhe veprimet, ne e merituam fitoren dhe jo vetëm me një gol diferencë. Kështu shkoi. Nuk është barazim i bukur kur luan në shtëpi, sepse Roma duhet të luajë gjithmonë për të fituar. Kur nuk fiton, nuk mund të jesh i lumtur. Është për të ardhur keq që nuk fitova, përndryshe gjithçka do të kishte përfunduar bukur. Shpresoj që golat e radhës të shërbejnë për tre pikët, ndryshe gota është gjithmonë gjysmë bosh”- tha Belotti.