Sporti

Bellingham: Treguam durim dhe fituam, synoj gjithmonë të ndihmoj skuadrën

09/21/2023 12:32
nga:Mergim Rreci

I intervistuar nga “Movistar” pas suksesit kundër Union Berlin, Jude Bellingham komentoi sfidën. Mesfushori anglez ishte përsëri heroi i spanjollëve pasi shënoi golin e fitores në frymën e fundit.

“Ne kishim durim. E denim se do të kishim shanse në fund, për aq kohë sa u munduam. Ishte një ndeshje në të cilën duhej të lëviznim topin dhe të zinim hapësira. Në fund ia dolëm, treaguam një mentalitet të fortë dhe një përpjekje të mirë për të marrë fitoren.

6 golat e sezonit deri më tani? Nuk është objektivi im kryesor, dua të krijoj raste për skuadrën. Shpresoj që kjo seri të vazhdojë. Shokët e skuadrës, stafi, fizioterapistët, të gjithë më pritën shumë mirë.

Unë jam një djalë i turpshëm, por u përshtata shpejt nga sa mendoja. Çdo ditë arrij me një buzëqeshje në fytyrë. Objektivi i radhës? Luaj e fito ndeshjen e ardshme. E rëndësishme është që të mund të jap kontributin tim për ekipin”, është shprehur Bellingham.