Sporti

Bellingham preferon Liverpoolin para Real Madridit

10/07/2022 23:46
nga:E K

E ardhmja e Bellingham është në fokus të mediave të huaja.

Anglezi nuk pritet të rinovojë kontratën me Dortmund dhe ka marrë vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë, shkruan GazetaBlic Sport.

Chelsea, Real Madrid dhe Liverpool janë skuadrat më të interesuara për yllin anglez.

Sipas ‘Cadena SER’, dëshira e lojtarit është më afër Liverpoolit të Kloppit sesa Real Madridit.

Bellingham ka kontratë deri në vitin 2024, kurse ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

/GazetaBlic Sport/