Nëse Topi i Artë do të ndahej vetëm për paraqitjet në sezonin e deritanishëm, është e sigurt që do ta merrte mesfushori i madh anglez Jude Bellingham.
Ai shënoi 13 gola në 13 ndeshje këtë sezon dhe u dallua veçanërisht me dy gola në përmbysjen e Realit kundër Barcelonës. Pas fitimit të çmimit Kopa për lojtarin e ri më të mirë në botë, Bellingham ka dhënë një intervistë për L’Equipe në të cilën ka folur për tema të ndryshme.
Lidhje e fortë me prindërit
“Lidhja me babanë dhe nënën time më jep ekuilibër në jetën time. Ata nuk janë menaxherë profesionistë, por ata negociuan gjithçka për kontratat e mia. Unë kurrë nuk kam përfshirë agjentë, sepse duan vetëm para dhe unë nuk jam gjëja më e rëndësishme. Për shembull, para se të shkoja në Real, babai më përmendi se klubi më donte, ndërsa ne po flisnim rastësisht për një film”, tha Bellingham në një intervistë.
Ai nuk ishte gjithmonë një tifoz futbolli
“Gjithmonë kam dashur të luaj për kombëtaren e Anglisë. Jam i shokuar sepse nuk e kam arritur duke luajtur në Premier League. Kur isha i vogël, nuk më pëlqente futbolli. Tingëllon e pabesueshme. I merrja lulet në terren dhe ia çoja nënës sime. Prindërit e mi nuk më kanë bërë kurrë presion. Por kam pasur probleme të mëdha kur po humbja. Nuk doja të shtrëngoja duart me kundërshtarët. U ndjeja shumë keq”, kujton ai.
/GazetaBlic Sport


