Sporti

Bellingham nuk ka shënuar gol qe pesë muaj

10/08/2024 13:59
nga:Lorik J

Jude Bellingham ishte surpriza më e këndshme në skuadrën e Real Madrid sezonin e kaluar dhe ndoshta kishte meritën më të madhe për skuadrën që triumfoi në ligën spanjolle dhe në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se ishte mesfushor, ai shënoi 23 gola në të gjitha gara.

Ky sezon nisi krejt ndryshe nga ai i kaluari. Ardhja e Kylian Mbappe ka pakësuar ndikimin e Bellinghamit në sulmin e Realit dhe ai është ende në pritje të golit të tij të parë në të gjitha garat.

Në fakt, anglezi ka pritur për një gol me fanellën e Realit që nga 14 maji i këtij viti, që do të thotë se ai nuk po arrin ta gjejë rrjetën tash e pesë muaj.

/GazetaBlic Sport