Jude Bellingham po merr kritika për një gjest në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi në barazim (2-2).
Goli i dytë i skuadrës gjermane u shënua nga një penallti, nga Harry Kane, por para konvertimit Jude Bellingham iu afrua bashkëkombasit të tij dhe tentoi ta shqetësonte, derisa u largua nga gjyqtari i ndeshjes, francezi Clement Turpin, transmeton GazetaBlic Sport.
“Në atë kohë nuk e kuptova se çfarë tha, por fola me të më pas. Ai tha se do të gjuaja në anën e majtë të portierit. E dija që më ishte afruar në fushë, por nuk e dija se çfarë kishte thënë. Gjithsesi qëllova majtas. Ishte mirë sepse pashë që portieri lëvizi pak më herët dhe futa topin”, ka shpjeguar Kane në fund të ndeshjes së Mynihut.
Situata pati një ndikim të natyrshëm në shtypin anglez dhe Bellingham nuk i shpëtoi disa kritikave për sjelljen e tij ndaj kapitenit të ekipit të tij. Gazetat nxjerrin në pah joefektivitetin e strategjisë, madje Mirror thotë se lojtari i Real Madridit “u largua me vezë në fytyrë”, një shprehje angleze për situata fatkeqe, të sikletshme.
/GazetaBlic Sport/