Sporti

Bellingham ka rekord tejet negativ ndaj Bayernit, s’ka fituar kurrë ndaj tyre!

04/30/2024 16:38
nga:Lorik J

Jude Bellingham është lojtari i Real Madridit me rekordin më të keq të mundshëm ndaj Bayern Munichut.

Anglezi ka dështuar të mposht Bayernin në tetë tentime gjatë kohës që luante për Dortmundin. Shtatë nga ato ndeshje përfunduan me humbje dhe një ndeshje përfundoi me barazim.

Bellingham u lëndua gjithashtu nga Bayerni sezonin e kaluar kur skuadra e tij Dortmund u mund në garën për titullin e Bundesligës në xhiron e fundit. Jude nuk mundi t’i ndihmonte shokët e tij të skuadrës atë ditë pasi po rikuperohej nga një dëmtim në gju.

Është gjithashtu e qartë se Bellingham nuk ka shënuar kurrë kundër Bayernit pavarësisht se është përballur me ta 8 herë.

Mesfushori anglez tani është i përgatitur për t’i dhënë fund ecurisë së tij të vështirë kundër Bayernit pasi Real Madridi përballet me ta në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sonte.

Bellingham është në formë fantastike për Real Madridin me 21 gola në 36 ndeshjet e tij deri më tani. Katër nga këta gola janë shënuar në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport