Sporti

Bellingham gati të futet në histori, nëse starton si titullar në finalen e Champions, do të kalojë rekordin e Casillas

05/09/2024 14:02
nga:E K

Nëse e nis nga minuta e parë në finale kundër Borussia Dortmundit, Jude Bellingham do të kalojë Iker Casillas për më shumë ndeshje të luajtura në Champions League para se të mbushë 21 vjeç.

Kështu raporton portali ‘Squawka’, i cili saktëson se prania në formacionin titullar të ‘Blancos’ që do të sfidojë ish-skuadrën e tij në Wembley do të ishte tashmë ndeshja e 32 për talentin anglez.