Jude Bellingham shpreson të gjejë përballë Spanjën në finalen e madhe të Euro 2024, e programuar për datën 14 korrik në “Olympiastadion” të Berlinit.
Por, më parë Anglia e tij duhet të kalojë Holandën në gjysmëfinalen emocionuese të 10 korrikut në “Signal Iduna Park”.
Ndërkohë që një ditë më parë (9 korrik) luhet gjysmëfinalja e parë mes Spanjës dhe Francës së Kylian Mbappe.
“Një finale Angli-Spanjë? Le të shpresojmë që të ndodhë kështu. Spanja ka luajtur shumë mirë në këtë Europian, kështu që gjithçka është e mundur.
Gjithsesi, unë jam i përqendruar vetëm tek Anglia ime, shokët dhe skuadra. Gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në finale.
Ndaj Zvicrës zhvilluam ndeshjen më të mirë në Gjermani. Jam krenar për shokët e skuadrës, treguam karakter, cilësi që e shfaqëm edhe në goditjet e penalltive. Pasi nuk e kishim të lehtë.
Pickford? Jam shumë i lumtur për të. Jardon është një portier i shkëlqyer, ai ka përvojë të madhe në kompeticione të tilla si Europiani”, theksoi “ylli” i Realit të Madridit.