Sporti

Bellingham drejt Premierligës – Klopp e do lojtarin në Liverpool

04/30/2022 12:10
nga:E K

Liverpool është në rrugën e duhur për të siguruar një nga talentet më premtues të futbollit anglez.

Jude Bellingham është duke kaluar në një formë të mirë te klubi gjerman, Borussia Dortmund, kurse nga sezoni i ri mund të kalojë në Premier League, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të “Express”, lojtari i Borussia Dortmundit është shumë i dhënë pas skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Klopp poashtu do ishte i lumtur ta kishte anglezin në rradhët e tij, raporton i njëjti burim.

Mbetet të shihet nëse Liverpool do të plotësojë kushtet nga Dortmund për ta transferuar sulmuesin anglez.

/GazetaBlic Sport/