Hector Bellerin ka lëshuar një mesazh të fuqishëm para fillimit të Kupës së Botës.
“Si futbollist, të jesh këtu do të thotë që nuk jam në Katar me kombëtaren. Është diçka që më trishton, por ka një pjesë të imja që gëzohet sepse nuk e di nëse mund të shijoja peshën e 6500 njerëzve që vdiqën në këtë proces. Njerëz nga vende si Pakistani, Bangladeshi, kryesisht burra në të 30-at dhe 40-at të cilët e vetmja gjë që kërkonin ishte një jetë dinjitoze për veten dhe familjet e tyre…”, filloi duke thënë ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Futbolli rezulton të jetë një reflektim i shoqërisë sonë. Keqësia, egoizmi, nuk ka kufi… E gjithë kjo çon vetëm në pabarazi”, përfundoi ai.